Ku-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ku-Crew

Me Ku Crew drejt suksesit...
 
PortalliForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E dashur,je e kėnaqur?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
actual




Numri i postimeve : 45
Registration date : 26/12/2007

E dashur,je e kėnaqur? Empty
MesazhTitulli: E dashur,je e kėnaqur?   E dashur,je e kėnaqur? Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:59 pm

"Mashkulli i vėrtetė" ka ndryshuar. Nuk ėshtė mė ai egoisti nė shtrat dhe i aftė pėr tė treguar eksperiencat e shumta seksuale, por e kundėrta. Tani mė sė shumti i frikėsohet demoralizimit tė partneres. Dhe ėshtė ai qė e ka tė domosdoshme tė bisedojė rreth seksit. Ja si mund ta ndihmosh tė pėrballojė pesė frikėrat mė tė shpeshta!

Studimet mė tė fundit tė psikologėve kanė arritur nė pėrfundimin se kuptimi “mashkull I vėrtetė” nuk njėsohet me fjalėn “rebel” por “i ndjeshėm”. Disa vite mė parė me “mashkull i vėrtetė”, etiketoheshin ata qė kishin marrėdhėnie tė shumta seksuale me partnere tė ndryshme dhe nė shtratin e secilės prej tyre nuk e bėnin asnjėherė pyetjen “Tė pėlqeu?!”. Tani, thonė psikologėt, do tė dėgjosh nga goja e njė femre “ai ėshtė mashkull i vėrtetė”, nėse kujdeset veēanėrisht pėr ndjenjat e saj. Pa pyetur fare pėr ndjenjat e tyre - sot mė e rėndėsishmja ėshtė tė kėnaqet partnerja! E frika se "ajo nuk do tė arrijė kulminacionin erotik ėshtė aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth.

1. Frika nga njė orgazėm i shpejtė
Meshkujt bashkėkohorė mė shumė frikėsohen se nuk do tė kėnaqin partneren sesa nga fakti se nuk do tė arrijnė kėnaqėsi pėr vete, thonė psikologėt. Kėshtu hyjnė nė njė rreth vicioz: frika shton mundėsinė e ejakulimit tė parakohshėm.
Si ta ndihmosh?
Nė qoftė se ndodh kjo vetėm nė fillim tė lidhjes nuk ėshtė e nevojshme tė shqetėsoheni. Ju duhet tė kaloni vetėm pak mė shumė kohė bashkė dhe tė krijoni sė pari intimitet nė bisedat mes njėri-tjetrit. Por ju duhet patjetėr tė bisedoni hapur pėr kėtė dhe madje tė kėrkoni ndihmėn e psikologut nėse kjo i ndodh partnerit nė vazhdimėsi.

2. Frika se nuk do tė kuptoheni seksualisht
Meshkujt frikėsohen se gjatė lidhjeve nuk do tė realizojnė intimitet dhe mirėkuptim pėr jetė tė kėnaqshme seksuale. Nėse edhe partneri juaj e ndien kėtė frikė, ėshtė e sigurt se ju nuk flisni hapur pėr seks. Ju mund tė bisedoni pėr ndjenjat, synimet profesionale, pėr planet qė keni me fėmijėt tuaj... por vetėm pėr seks jo. Ky ėshtė problem i shpeshtė midis partnerėve, ngaqė meshkujt mendojnė se seksualiteti ėshtė ēėshtje instinktive, shumė e natyrshme pėr tė cilėn nuk ka nevojė tė flitet. Por pas heshtjes sė tij mund tė fshihet frika se dėshirat e tij seksuale ju duken tė pahijshme. Gjatė aktit seksual ju shikon nė sy? Ndjek ēdo ndryshim nė frymėmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: "Tė pėlqen? Kėto shenja nuk duhet lėnė pas dore: nėse vazhdimisht ėshtė i kujdesshėm, e harron veten dhe mund tė ndodhė qė ta humbė ereksionin.
Si ta ndihmosh?
Nuk duhet tė tė pengojė kureshtja e tij. Kur tė pyet - a ju pėlqen, pėrgjigju sinqerisht dhe tregoi ēfarė tė pėlqen mė shumė. Bisedėn mund ta vazhdosh edhe pas aktit, duke i zbuluar ngadalė ajo qė tė pėlqen mė shumė. Por kujdes ! Duke thėnė gjithmonė se ēdo gjė ėshtė nė rregull, se ai ėshtė dashnor i pėrsosur e se nuk ka pse tė brengoset, marrėdhėnia nuk do tė jetė aspak interesante.

3. Frika se nuk do t'i kuptojė dėshirat e tua
Fjala ėshtė pėr frikė shumė tė ngjashme me tė parėn. Nė qoftė se partneri frikėsohet se nuk e kupton atė qė ju dėshironi, problemi mund tė qėndrojė te ju. A e dini saktėsisht ēfarė ju pėlqen mė shumė gjatė aktit seksual? Shumė femra e zbulojnė herėt ēfarė nuk ju pėlqen, por asnjėherė nuk e kuptojnė se ēfarė ju pėlqen. Kjo ka tė bėjė dhe mentalitetin e e femrės, qė i ėshtė dashur historikisht tė kėnaqė mashkullin e tė mos mendojnė pėr vete dhe dėshirat e saj.
Si ta ndihmosh?
Bisedoni sėrish.Tregoini ėndrrat tuaja erotike. Por, fshehtėsitė duhet zbuluar njė nga njė, vetėm kur tė jeni e bindur se i ka tejkaluar paragjykimet dhe se mund t'i pranojė sinqerisht. Meshkujt ndonjėherė i kanė frikė dėshirat e papritura erotike tė partnereve tė tyre.

4. Frika se nuk do tė jetė shumė i aftė
Kjo ėshtė frika kryesore e mashkullit, nga e cila pastaj vijnė tė gjitha frikėrat. Ėshtė e shpeshtė nė fillim tė lidhjes ose tė kontaktit pėr njė natė. Te ēiftet mė me pėrvojė kjo frikė humb ngaqė kėnaqėsia e partneres ėshtė dėshmi e aftėsisė tė tij. Nė qoftė se ai ėshtė edhe mė tujtje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj mė tė gjatė, pyesni veten - mos ėshtė problemi te ju? Ndoshta e vlerėsoni ashpėr ose mendoni se nuk ėshtė mjaft i mirė pėr ju. Pas aktit, shpeshherė ju pyet: "A tė pėlqeu?". Pėr shkak tė ngarkesės sė vazhdueshme, nuk mund tė arrijė atė qė do. Ndonjėherė dėshiron tė bėjė mė shumė dashuri sesa seks, duke e bėrė marrėdhėnien tė bezdisshme.
Si ta ndihmosh?
Nė qoftė se doni tė keni mirėkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin.Nėse marrėdhėniet nuk kanė qenė tė mira, mos e fajėsoni as atė e as veten, duke menduar se nuk keni qenė tė mirė ose tė bukur. Analizoni jetėn tuaj seksuale. keni kujdes kur ai dėshiron tė bėjė dashuri, natėn ose ditėn, nė dhomėn e fjetjes apo nė ndonjė ambient tjetėr, para ose pas darke... Dhe provoni nė momentin kur ai ėshtė mė i disponuar.

5 . Frika se nuk do tė pėrjetoni orgazėm
Ėshtė reflektim i problemit tė vetė femrave.Nėse ai frikėsohet se nuk nuk do tė sjellė nė kulmin e kėnaqėsisė, kjo do tė thotė se nuk i "tregon" qartė si mund ta pėrjetosh kėtė kėnaqėsi.
Si ta ndihmosh?
Bėhuni e sinqertė dhe tregoini tė vėrtetėn, nė mėnyrė tė qetė dhe pa ndroje se a pėrjetoni orgazėm? Nėse arrini kulmin e kėnaqėsisė, bėjani tė ditur, nė tė kundėrt kėrkoni mėnyra tė tjera p.sh. duke i kushtuar mė shumė kohė paralojės ose i thoni qė ta ngadalėsojė ritmin nė mėnyrė qė kulminacionin ta pėrjetoni ngadalė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
E dashur,je e kėnaqur?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ku-Crew :: Argėtime nė Ku Crew :: Dashuria-
Kėrce tek: