Ku-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ku-Crew

Me Ku Crew drejt suksesit...
 
PortalliForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Kadare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alkatos




Numri i postimeve : 32
Registration date : 31/12/2007

Ismail Kadare Empty
MesazhTitulli: Ismail Kadare   Ismail Kadare Icon_minitimeThu Jan 03, 2008 8:17 pm

Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare merr ēmimin pėr arritjet e njė jete nga Kėshilli Shqiptaro-Amerikan

Ilir Ikonomi
19-04-2006
Zeri i Amerikes


Shkrimtari i njohur Ismail Kadare tha se asnjėherė nuk ka patur nė botė kaq shumė shqiptarė tė lirė, dhe kjo duhet t’i bėjė ata optimistė pėr tė ardhmen. Zoti Kadare i bėri komentet dje nė Nju Jork duke marrė ēmimin pėr arritjet e njė jete dhėnė nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, organizatė qė interesohet pėr ēėshtjet shqiptare kudo nė Ballkan.

Shkrimtari Ismail Kadare i falenderoi ata qė i dhanė ēmimin, jo thjesht pėr nderin qė i bėnė atij personalisht por pėr faktin qė ata nderuan njė njeri tė kulturės sepse shpesh, tha ai, kultura harrohet. Kombin shqiptar, tha zoti Kadare, pėrpara se ta integrojė nė botė politika, do ta integrojė kultura e tij, sepse kultura ka njė avantazh ndaj politikės: ajo nuk ėshtė pėrēarėse, siē qėllon tė jetė politika.

"Asnjė artist, asnjė shkrimtar nuk shkruan vepra qė tė jenė pėr njė parti politike, ose pėr njė tjetėr, pėr tė djathtėn ose pėr tė majtėn, pėr veriun apo pėr jugun, pėr tė krishterėt, myslimanėt apo katolikėt, pėr Shqipėrinė e brendėshme, siē quhet shteti amė historik apo pėr Shqipėrinė e jashtėme qė ėshtė Kosova, njė pjesė e Maqedonisė dhe e Malit tė Zi dhe Shqipėrinė e largėt qė ėshtė diaspora. Shkrimtari shkruan pėr tė gjitha kėto pa bėrė asnjė dallim. Gjeografia e shkrimtarit ėshtė fare e ndryshme nga ajo e politikės. Ai nuk ka zgjedhės pėr t’i mbushur mendjen qė tė jenė me tė. Pėr tė populli janė lexuesit e tij dhe lexuesit nuk kanė ngjyrė politike”.

Zoti Kadare tha se populli shqiptar gjendet pėrballė njė problemi madhor tė tij, problemit tė unitetit. Sot, tha ai, kėrkohet mė tepėr se kurrė qė shqiptarėt tė mos jenė tė pėrēarė, sepse problemi i pėrēarjes, lind zakonisht nė liri e jo nė robėri. Kadareja kritikoi ata njerėz qė harrojnė njė arritje tė rėndėsishme tė shqiptarėve nė Ballkan:

“Mund tė themi se asnjėherė nuk ka patur nė botė kaq shumė shqiptarė tė lirė. Kjo ėshtė njė gjė shumė e madhe dhe duhet tė na bėjė tė jemi thellėsisht optimistė dhe jo tė pėrsėrisim si ato kukuvajkat: mjerė ne ē’na ka gjetur, morėm fund, s’ jetohet kėtu, s’jetohet atje. Kjo gjė tregon njerėz tė vegjėl qė harrojnė themeloren. Themelorja ėshtė kryer, themelorja ėshtė liria pėr njė komb”.

Shkrimtari foli pastaj pėr tė ardhmen e shqiptarėve, sidomos pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

“Dy shtete shqiptare nė Ballkan do ta pėrfaqėsojnė shumė bukur kombin shqiptar, do tė jenė shumė tė fuqishėm dhe do t’i japin shtatin e vėrtetė kombit shqiptar. Dhe bashkė me kėtė shtat tė vėrtetė do t’i japin njė psiqikė tjetėr shumė tė shėndetėshme, sepse kur njė trup plotėsohet, edhe mendja plotėsohet”.

Zoti Kadare ndodhet nė Shtetet e Bashkuara pėr disa veprimtari siē ishte njė ligjėratė qė mbajti tė hėnėn nė Universitetin Kolumbia tė Nju Jorkut mbi marrėdhėniet midis letėrsisė dhe tiranisė, si dhe pėr takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, tė cilit i transmetoi mesazhe optimizmi pėr tė ardhmen e shqiptarėve nė Ballkan.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan me qendėr nė Nju Jork, nderon herė pas here me ēmime personalitete tė ndryshme qė kanė dhėnė ndihmesė nė pėrparimin e interesave shqiptare nė Ballkan. Midis atyre qė janė nderuar me ēmime tė tilla kanė qenė ish Presidenti Bill Clinton dhe ish sekretarėt e shtetit James Baker dhe Madeleiene Albright.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ismail Kadare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ku-Crew :: Shkenc/Art/Kultur/Sport :: Letėrsi-
Kėrce tek: